Princesha 18 vjeçare refuzon pagesën e qeverisë prej 1.6 milionë dollar: S’kam bërë asgjë për t’i merituar
Qeveria holandeze ka caktuar familjen mbretërore të një pagese prej 1.6 ,ilionë në vit në momentin që pjesëtarët e saj mbushin 18 vjeç. Më 7 dhjetor të këtij viti Princesha Catharina Amalia e Holandës, vajza e madhe e mbretit Ëilliam Alexander dhe mbretëreshës Maxima, do të mundet të përfitojë këtë shumë parash pasi mbush 18 vjeç.
Por princesha nuk i dëshiron këto para, pasi ajo mendon se nuk ka bërë asgjë për t’u merituar ato para, për më tepër në këto kohë të vështira që bota po kalon për shkak të pandemisë.
Catharina Amalia i ka dërguar letër kryeministrit holandez Mark Rutte ku shkuan:
Më 7 dhjetor 2021 do të bëhem 18 vjeç dhe sipas ligjit, do të marr një ndihmë. Kjo është diçka e pakëndshme, sidomos në një kohë të tillë ku mund të ofroj kaq pak në këmbim dhe kur studentët e tjerë po përjetojnë një periudhë shumë të vështirë. Unë nuk i meritoj ato para”, ka thënë ajo.