Princ Harry thyen heshtjen, flet për heqjen e titujve mbretëror
Princi Harry ka thyer heshtjen për herë të parë duke folur në publik prej kur Pallati Mbretëror Buckingham dha vendim që princi dhe gruaja e tij, Meghan kanë vendosur që të japin dorëheqje nga titujt mbretërorë dhe të mos e përfaqësojnë mbretëreshën si anëtarë të familjes mbretërore.
Në një ngjarje për bamirësi, Harry tha se Britania e Madhe është shtëpia dhe vendi që e donë më së shumti dhe që asnjëherë nuk do të ndryshojë.
Harry tha që nuk ka qenë një vendim i lehtë, por kanë biseduar gjatë pas shumë sfidash dhe se shpresa e tyre ka qenë që t’i shërbejnë mbretëreshës dhe komunitetit e shoqatave ushtarake, por që fatkeqësisht kjo nuk ishte e mundur, shkruan CNN.
Muaj më parë, çifti njoftoi se do të tërhiqeshin nga rolet e tyre si anëtarë Senior të familjes mbretërore dhe kohën e tyre do ta ndanin midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut, ku edhe do të punojnë për t’u bërë të pavarur financiarisht, transmeton KosovaPress.
Sipas marrëveshjes së paralajmëruar të Shtunën, Harry dhe Meghan gjithashtu do të paguajnë 2,4 milionë paund (rreth 3 milionë dollarë) paratë e taksapaguesve britanikë të përdorura për të rinovuar shtëpinë e tyre, Frogmore Cottage, në pronën e Windsor.
Harry tha se ka qenë nderë t’i shërbejë shtetit dhe mbretëreshës dhe se që kur e ka humbur nënën, mbretëria e ka marrë nën përkujdesje, fillimisht Princesha Diana, e cila vdiq pas një aksidenti me veturë në vitin 1997, derisa po ndiqej nga paparacët.
Harry fjalimin e përfundoi duke thënë se do të jetë mirënjohës gjithë jetën për mbështetjen që familja mbretërore i ka dhënë atij dhe gruas së tij, Meghan gjatë gjithë kohës