Prifti i dehur bashkë me tifozët sulmojnë lojtarët, pasi skuadra nga Brazili humbi në 1:3 dhe ra nga liga
Në një ligë amatore në Brazil ka shpërthyer dhuna.
Tifozët e klubit Paranas kanë sulmuar lojtarët e tyre pas ndeshjes, pasi klubi humbi me rezultatin final në 1-3 dhe ra nga liga.
Protesta ishte e dhunshme, ku u kërkua edhe ndërhyrja e forcave speciale të policisë për ta qetësua gjendjen në stadium dhe për t’i shpërndarë tifozët e revoltuar, përcjellë Perisikopi.
Në këtë sulm ndaj lojtarëve të Paranas sipas raportimeve nga Brazili thuhet të ketë marr pjesë edhe një prift i dehur, ai gjithashtu shihet edhe në pamjet e publikuara.
Shikoni momenti në video: