Prezantuesi i Fox News çudit botën: S’i kam larë duart qe 10 vjet, nuk besoj në mikrobe
Show televiziv i preferuar i Donald Trumpit, Fox & Friends, ka reputacion për kohën që iu jep teorive konspirative që i shkojnë në favor agjendës së Shtëpisë së Bardhë, shkruan The Guardian, përkthen në shqip Periskopi. Por, prezantuesi Pete Hegseth tashmë mund ta ketë mërzitur presidentin e njohur si mikrobofob – duke zbuluar që nuk i ka larë duart e tij qe një dekadë.
Kjo deklaratë erdhi pasi Hegseth diskutoi ngrënien e një pice bajate një-ditëshe që s’ishte ftohur. Ai nuk ishte asnjë të keqe në ngrënien e picës, dhe më pas shtoi se nuk i kishte lartë duart e tij qe 10 vjet.
“Unë nuk i laj duart e mia kurrë.” – tha ai.
Kjo shkaktoi të qeshura, e më pas ai shpjegoi: “Unë e vaksinoj veten. Mikrobet nuk janë një gjë e vërtetë. Nuk mund t’i shohë, prandaj ato nuk janë të vërteta.”
Por më pas, ai dha mesazhe të përziera duke pretenduar se kishte bërë shaka. /Periskopi