Prezantohet modeli i ri i BMW-së, konfori i tij si aeroplan – Mësohet edhe çmimi

Prezantohet modeli i ri i BMW-së, konfori i tij si aeroplan – Mësohet edhe çmimi

Gjiganti gjerman i automobilave, BMW ka prezantuar modelin e ri. BMW XM quhet modeli briliant që vije si hibrid. E veçanta e këtij modeli është se BMW sjellë për herë të parë veturë me motor të elektrizuar.

Modeli i parë M i BMW-se vije pas shumë viteve, konkretisht që nga viti 1978. Motori hibrid është me dy turbo 4.4 litra dhe fuqia e tij është 653 kuaj fuqi, shkruan Indeksonline.

Pesha e veturës është 2710 kilogramë ndërsa çmimi i këtij modeli është 160 mijë euro. Porositë pritet të bëhen nga java e ardhshme, ndërsa modelet do të arrijnë nga janari.

Gomat standarde do të jenë rreth 53 centimetra, por me porosi të veçantë mund të ketë edhe 54 dhe 55 centimetra të cilat do të kushtojnë më shtrenjtë.

XM-ja arrin shpejtësinë 100 km/h nga 0 në 4.3 sekonda.

Shpërndaje në: