Prezantohet diamanti i vjetër 300 milionë vjet, u gjet në një miniere
I tillë është ky diamant që ka formë natyrale të zemrës.
Diamanti i bardhë është prezantuar në ditën e Shën Valentinit nga një firmë ruse e tregtimit të diamantëve. Guri i çmuar ka një peshë prej rreth 13 gramësh dhe madhësinë e një monedhe të zakonshme. Ajo që e bën atë akoma edhe më të veçantë është vjetërsia e tij mbi 300 milionë vjeçare.
Diamanti u zbulua më 23 Janar në një minierë në rajonin verior rus të Jakutias. Ekspertët po e analizojnë për të përcaktuar çmimin që pritet të mos jetë më pak se miliona dollarë.