Prezantim me 20 mijë tifozë për Jose Mourinhon

Prezantim me 20 mijë tifozë për Jose Mourinhon

Dihet se klubi i Romës ka afruar trajnerin portugez Jose Mourinho, i cili do të startojë prej sezonit të ardhshëm.

Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, klubi i kryeqytetit të Italisë thuhet se është duke pritur aprovimin nga qeveria për rihapjen e stadiumeve për ta prezantuar Mourinhon përpara 20 mijë tifozëve romanistë në “Olimpico”, transmeton Periskopi.

Nuk dihet ende sa e realizueshme është si ide, por në kampin verdhekuq dëshirojnë t’i japin mirëseardhjen në mënyrën më të mirë trajnerit luzitan.

Ndërkohë, “Speciali” ka lëshuar disa deklarata për “XTB.com”, agjenci financiare ku bën rolin e ambasadorit:

“Kur marr vendime të rëndësishme, sigurohem që t’i kem në duar të gjitha informacionet për të cilat kam nevojë. Kjo është strategjia më e mirë, sepse është e pamundur të merren vendime pa i njohur të gjitha detajet dhe marrë kohën e nevojshme për t’i kuptuar.

Të mos lëmë që presionet e jashtme të ndikojnë ato të brendshmet: presionet gjanë gjithmonë prezente në futboll, përqendrohemi te bazat e përgatitjes sonë dhe të mbajmë një ambient argëtues, por profesional”. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: