Presidentja Osmani takon homologun letonez në Mynih: Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur

Presidentja Osmani takon homologun letonez në Mynih: Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj nga Letonia, Edgars Rinkevics, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Osmani tha se si dy shtete në frontin e parë të ruajtjes së demokracisë, Kosova dhe Letonia janë të pa luhatura në angazhimin për siguri, paqe dhe vlera që i bashkojnë.

“Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Letonisë në rrugëtimin tonë euroatlantik”, shkroi Osmani.

E para e shtetit gjatë ditës është takuar edhe me Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë, Gjeneralin Christopher Cavoli.

Shpërndaje në: