Presidentja Osmani dekreton 24 prokurorë të rinj
Presidentja Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës ka dekretuar sot 24 prokurorë, pothuajse gjysma prej tyre gra.
Në njoftimin e për media thuhet se presidentja Osmani ndër të tjera ka theksuar rëndësinë e integritetit, pavarësisë, paanshmërisë dhe profesionalizmit të prokurorëve, si elemente thelbësore për një sistem që garanton drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe njëkohësisht u ka bërë thirrje prokurorëve të rinj që të mos kenë kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit.
“Në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, prokurorët e rinj janë betuar se ‘do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale’”, thuhet në njoftim.