Presidentja i dërgoi ftesën për takim para një jave, Kurti nuk i shkoi: E ha një drekë me disa ambasadorë
Derisa presidentja Vjosa Osmani që një javë u ka dërguar letër kryetarëve të partive politike për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve nacionale, kryeministri Albin Kurti vendosi të mos shkoi, por të marrë pjesë në një drekë me ambasadorë të vendeve të Bashkimit Evropian, shkruan Periskopi.
Përmes një komunikate për media, ZKM-ja njoftoi se gjatë kësaj dreke Kurti u bëri thirrje për heqjen e masave të BE-së.
“Në këtë drekë, kryeministri theksoi rëndësinë që ka Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe për Kosovën, veçanërisht, dhe përgatitjet që Qeveria po bën për këtë plan. Ai bëri thirrje për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës, teksa përsëriti mbështetjen dhe orientimin e qartë që Kosova ka për anëtarësim në Bashkimin Evropian”thuhej ndër të tjera në komunikatë.
Kurti nuk i shkoi në takim, Osmani: Nuk e di arsyen- supozoj që është në zyrë, shkoni dhe pyesni