Presidentja e Maqedonisë së Veriut bën një veprim skandaloz, e fshin gjuhën shqipe nga faqja zyrtare
Gjuha shqipe në faqen e presidencës së Maqedonisë së Veriut më nuk ekziston.
Kjo, pasi është larguar opsioni që shfaq përmbajtjen në gjuhën shqipe dhe e njejta mund të lexohet vetëm në gjuhën maqedone.
Ky ndryshim vjen pas zgjedhjes së presidentes së rë, Gordana Siljanovska-Davkova nga VMRO-DPMNE.
Kujtojmë se e gjithë fushata që VMRO zhvilloi në këto zgjedhje ishte anti-shqiptare, kundër BDI-së dhe ligjeve që avancuan gjuhën, flamurin dhe të arriturat shqiptare në Maqedoninë e Veriut./Indeks.mk