Presidenti i PAOK-ut thyen heshtjen dhe flet pasi hyri me armë në stadium (Video)

Periskopi.com Sporti

Ivan Savvidis ka kërkuar falje pasi në ndeshjen e fundjavës të zhvilluar ndërmjet PAOK-ut dhe AEK-ut kishte hyrë me armë në fushë

Savvidis, 58-vjeçar ishte emri më i përfolur për të keq vikendin që lamë pas, pasi derisa po luhej minta e 89-të e ndeshje PAOK-AEK, ai hyri në fushë i armatosur, shkruan Periskopi.

“Dua t’i kërkoj falje të gjithë tifozëve të PAOK-ut, tifozëve grekë dhe gjithë adhuruesëve të futbollit. Më vjen keq për atë që ka ndodhur. Unë absolutisht nuk kisha fare të drejt të hyja në fushë ashtu siç bëra,” ka thënë Savvidis.

Nuk ishte hera e parë këtë sezon që shkaktohen trazira në stadiumin e PAOK-ut, pasi edhe muajin e kaluar kishte incidente para ndeshjes me Olympiakosin. /Periskopi