Presidenti i UEFA-s, Ceferin ateron të hënën në Tiranë pas problemeve mes FSHF-së dhe Erion Veliajt

Presidenti i UEFA-s, Ceferin ateron të hënën në Tiranë pas problemeve mes FSHF-së dhe Erion Veliajt

Pas ndikimit të politikës në procesin e zgjedhjeve të FSHF ka ardhur edhe reagimi i UEFA-s.

Këta të fundit do të zbresin me një grup delegacioni në Shqipëri në ditën e hënë, që do të kryesohet nga vetë kreu i saj, Aleksander Ceferin.

Ky është raportimi i ardhur nga “Procesi Sportiv”, teksa takimi i Ceferin do të jetë direkt me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në këtë takim pritet që të flitet mbi ndikimin e politikës në futboll dhe njëkohësisht të jepet paralajmërimi i fundit për finalen e Conference League, që rrezikohet të largohet nga “Air Albania”.

Shpërndaje në: