Presidenti i PSG në prezantimin e Messi: Është ditë historike

Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi ka thënë disa fjalë në konferencën për prezantimin e Lionel Messi.
Lëvizja e Messi drejt PSG po konsiderohet si një nga momentet më të mëdha në histori të sportit. Kështu mendon edhe Al-Khelaifi.
“Kjo është ditë historike për klubin tonë dhe botën e futbollit”, ka thënë presidenti i PSG, përcjell Periskopi.
“Të gjithë e njohin Leon. Leo e bën futbollin të duket magjik. Ai është fitues”, shtoi ai. /Periskopi/