Presidenti i Olympiacos i çmend turqit me deklaratën pas ndeshjes: Jam i lumtur që fituam në qytetin tonë Stambollin

Presidenti i Olympiacos i çmend turqit me deklaratën pas ndeshjes: Jam i lumtur që fituam në qytetin tonë Stambollin

Olympiacos i ka dhënë leksione skuadrës së Fenerbahce, duke e mposhtur me rezultatin 0:3.

Por, sikur të mos mjaftonte humbja në fushën e blertë, turqit u goditën nga një deklaratë e rëndë e presidentit të skuadrës greke, Olympiacos.

Në entuziazmin e fitores së parë të një skuadre greke në Stamboll, presidenti i klubit ka thënë se është i lumtur për fitoren në “qytetin tonë”, Stambollin. Kjo deklaratë që po konsiderohet si politike, ka nervozuar shumë turqit.

Evangelos Marinakis ka krahasuar këtë fitore me atë të vitit 2012, në sportin e basketbollit.

“Jam i lumtur që fituam në qytetin tonë, në Stambollin tonë. Kjo fitore ma kujton titullin e vitit 2012 në EuroLeague, me skuadrën e basketbollit”, ka thënë Marinakis, përcjell Periskopi.

“Ju thash lojtarëve se kjo do të ishte fitorja më e madhe në histori për ne. Kjo iu dedikohet gjithë grekëve”, shtoi ai.

Këto fjalë kanë nxitur reagime të mëdha në Turqi. Mediet, tifozët, zyrtarë të klubeve; të gjithë kanë reaguar. /Periskopi/

Shpërndaje në: