Presidenti i Napolit dëbon Gattuson pasi lëshuan vendin në Champions League

Presidenti i Napolit dëbon Gattuson pasi lëshuan vendin në Champions League

 Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e ka njoftuar largimin e trajnerit Gennaro Gattuso, menjëherë pasi skuadra napolitane dështoi ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Tash e disa muaj, ekipi i Napolit është në një heshtje mediale dhe prandaj askush nuk kishte folur pas barazimit 1-1 me Veronën mbrëmjen e kaluar që e lë këtë klub pas Champions League.

Vetëm një fitore në shtëpi do t’i mjaftonte Napolit për të mbyllur sezonin brenda top-katërshes ku do të merrte para të majme nga UEFA, por Juventusi e Milani fituan dhe kështu ky ekip i madh do të jetë pjesë e Europa League.

Amir Rrahmani shënoi golin e parë në Serie A në fillim të pjesës së dytë, por një gol më i mëvonshëm nga Davide Faraoni përmbysi gjithçka.

Dhe duket se një gol i vetëm ka shndërruar trajnerin Gattuso nga hero në zero.

Presidenti i Napolit konfirmoi se Gennaro Gattuso do të largohej nga ekipi.

“I dashuri Rino, jam shumë i lumtur që i kalova dy sezone me ju. Duke ju falënderuar për punën e bërë, ju uroj sukses kudo që të shkoni”, shkroi De Laurentiis në Twitter.

Shpërndaje në: