Presidenti i Napolit: Barcelona s’ka para të mjaftueshme, nuk është kërkuar Koulibaly
Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiss, ka komentuar raportimet se Barcelona ka shprehur interesim për Kalidou Koulibalyn.
Ai tha se Barça nuk e ka kërkuar zyrtarisht senegalezin, teksa pretendon se klubi nga La Liga nuk ka para të mjaftueshme për blerjen e tij.
“Barcelona nuk ka kërkuar Koulibaly dhe unë mendoj se Barça nuk ka para të mjaftueshme për të nënshkruar me ndonjë lojtar”, tha presidenti i Napolit për “Jijantes”.
Aurelio de Laurentiss gjithashtu tha se Napoli nuk është i interesuar për të shkëmbyer Koulibalyn me Miralem Pjanicin, siç u raportua ditëve të fundit.
“Ne nuk jemi të interesuar për ndonjë marrëveshje shkëmbimi”, shtoi ai.
Barcelona synon që të përforcohet në mbrojtje për sezonin e ardhshëm, teksa mbetet të shihet nëse do t’ia del të nënshkruajë me Koulibalyn.
30-vjeçari me Napolin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.