Presidenti i La Ligas: Nuk do t’i ndryshojmë rregullat që Barcelona ta mbajë Messin në ekip

Presidenti i La Ligas: Nuk do t’i ndryshojmë rregullat që Barcelona ta mbajë Messin në ekip

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka deklaruar që Barcelona nuk do të lejohet që t’i shkelë rregullat e Fair Play-it financiar në mënyrë që ta mbajnë Lionel Messin.

Marrëveshja aktuale e 33 vjeçarit me Barcelonën skadon më 30 qershor.

Barcelona kërkon me ngulm që ta mbajë argjentinasin në skuadër por po përballen me vështirësi të mëdha financiare, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Klubi ka thënë që kanë një borxh prej 1.2 miliardë eurosh dhe Tebas vlerëson që Barcelona është përgjegjëse për diku 50% të 700 milionë eurove të humbura që janë akumuluar në dy ligat e futbollit spanjoll këtë vit.

Barca tashmë ka nënshkruar dyshen e Manchester Cityt, Kun Agueron dhe Eric Garcien, e po ashtu edhe Memphis Depayin nga Lyoni.

Sidoqoftë, mbajtja e Messit ishte qëllimi kryesor i presidentit të ri të Barcelonës, Joan Laporte.

“Shpresoj që ia dalin ta mbajnë Messin. Por ne nuk do t’i ndryshojmë rregullat [që ata ta bëjnë një gjë të tillë]. Ne s’mund ta kemi një rregullore të veçantë për Barcelonën apo Messin.” – shtoi ai.

Tebas ka paralajmëruar që Barcelona duhet t’i ulë pagat e lojtarëve tjerë nëse do që ta mbajë Messin në ekip. /Periskopi

Shpërndaje në: