Presidenti i La Ligas: Jemi gati t’i hapim dyert e stadiumeve për fansat që nga nesër

Presidenti i La Ligas: Jemi gati t’i hapim dyert e stadiumeve për fansat që nga nesër

Dalë ngadalë duket se futbolli në Spanjë po i kthehet normalitetit.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, konfirmoi se situata është në gjendje të mirë dhe mund të fillojnë me lejimin e tifozëve në stadiume që nga dita e nesërme.

“Ne jemi gati për publikun duke filluar që nga dita e nesërme. Shpresoj që nga fundi i sezonit të kemi 20% të stadiumeve të mbushura me tifozë” – deklaroi ai.

Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga La Liga, por siç duket kampionati spanjoll do të jetë i pari nga kampionatet evropiane që do të pres shikuesit nëpër stadiume.

Shpërndaje në: