Presidenti i La Liga: Real Madrid ka mjaftueshëm para për të transferuar Mbappe dhe Haaland verën tjetër
Presidenti i La Liga, Javier Tebas, ka alarmuar të gjithë rivalët e skuadrës së Real Madrid.
Duke folur për mediumet spanjolle, presidenti i La Liga ka thënë se skuadra nga Madridi vazhdon të jetë në mesin e gjigantëve ekonomik.
Në mes tjerash, Javier Tebas ka thënë se ‘Los Blancos’ mund të transferojnë pa telashe dy lojtarët më premtues në botën e futbollit, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.
“Real Madrid kanë mjaftueshëm para për të nënshkruar me të dy Kylian Mbappe e Erling Haaland, verën tjetër”, ka thënë Tebas, transmeton Periskopi.
Real Madrid dështoi ta transferonte francezin gjatë kësaj vere, por asgjë nuk ndalet aty.
Florentino Perez më herët ankohej se gjendja ekonomike shtynë skuadrat të krijojnë Super League, por fjalët e Tebas thonë të kundërtën. /Periskopi/