Presidenti i Indonezisë merr vendimin për kampionatin pas tragjedisë me tifozë
Mbrëmë ndodhi tragjedia më e madhe me tifozë në ndeshjen ndërmjet Arepa dhe Persevaya në Indonezi.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare së paku 127 persona kanë vdekur dhe 200 janë plagosur në betejen e ashpër të tifozëve, shkruan Periskopi.
Ngjarja ka ndodhur në stadiumin Kanjuruhan pas përfundimit të ndeshjes.
Ndërkaq presidenti i shtetit, Joko Widodo ka urdhërar që të gjitha ndeshjet në ligën kryesore të Indonesisë të ndalen derisa të kryehet një hetimi i detajuar i rastit.
Për rastin ka reguar edhe FIFA ku dënon ashpër përdorimin e gazit lotsjellës nga policia.