Presidenti i FIFA-së nga Katari kujton momentin kur Shqipëria ndihmoi refugjatët afgan

Presidenti i FIFA-së nga Katari kujton momentin kur Shqipëria ndihmoi refugjatët afgan

Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino gjatë një konference për shtyp që ka mbajtur në Katar mbrëmë ka evokuar kujtime se si Shqipëria kishte pranuar refugjatë disa futbollistë afgan

FIFA është gjendur vazhdimisht në thumb të kritikës për dhënien për organizim Katarit të Botërorit në 2010, gjë që më vonë bëri që nga pozita e presidentit të shkarkohet Sepp Blatter.

Sot në mëngjes Edi Rama ka postuar një video ku është duke folur Infantino, e ku ai përmend Shqipërinë në një moment të veçantë.

“Telefonova disa vende, përfshirë edhe ato të Amerikës veriore dhe jugore dhe të gjithë thanë jo. Ato mbyllën dyert për refugjatët afganë”, tha Infantino.

“Por, i vetmi vend që tha ‘sillni këtu, sepse ne e dimë çfarë është të vuash dhe të largohesh nga vendi i juaj ishte Shqipëria. Miku imë Edi Rama me tha: ‘Ata janë të mirëpritur këtu në Shqipëri ku mund të ndërtojnë një të ardhme”.

“Kështu Shqipëria hapi dyert. Nga të gjithë vendet vetëm Shqipëria hapi dyert për refugjatët shqiptarë që u deshtë të ikin vetëm pse luanin futboll në Afganistan”, thotë Infantino në këtë video që ka postuar Rama.

Shpërndaje në: