Presidenti i FIFA-s: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rregullit për pozitë jashtë loje

Presidenti i FIFA-s: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rregullit për pozitë jashtë loje

Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino, ka deklaruar se FIFA është duke shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të rregullit të pozitës jashtë loje.

Në Asamblenë vjetore të mbajtur në kuadër të IFAB, Infantino tha se FIFA po konsideron ndryshimin e rregullit të pozitës jashtë lojës.

Infantino deklaroi se idea e Arsene Wenger për ndryshimin e rregullit e ka inspiruar atë, dhe në fakt, FIFA është duke konsideruar ndryshimin e këtij rregulli sipas idesë së francezit.

Ideja e Wenger ishte se pjesët e trupit të cilat nuk mund të luhet, si p.sh duart ose krahët, nuk duhet të konsiderohet pozitë jashtë loje.

Rasti i fundit ishte me sulmuesin e Chelseat, Timo Werner, të cilit iu mohua një gol pasi u vlerësua se dora ishte në pozitë jashtë loje.

“Diskutojmë gjithmonë se si ta përmirësojmë futbollin”, tha ai.

“Rregulla e pozitës jashtë loje është ndryshuar vetëm dy herë në 135 vitet e fundit, por jemi të hapur për ndryshime që rrisin spektaklin dhe numrin e golave”, tha Infantino.

“Këto rregulla do t’ju jepnin më shumë liri sulmuesve, ishte një propozim i Arsene Wenger”, shtoi ai.

“Rregulli i ri do të mundësonte që lojtarët nëse kanë dorën ose ndonjë pjesë të trupit që nuk mund të shënojnë gol, atëherë nuk do të konsiderohej pozitë jashtë loje”, përfundoi Gianni Infantino.

Shpërndaje në: