Presidenti i Federatës Serbe ia fut kot: Vlahovic është më i mirë se Haaland

Presidenti i Federatës Serbe ia fut kot: Vlahovic është më i mirë se Haaland

Erling Haaland dhe Dusan Vlahovic janë dy ndër sulmuesit e rinj më të mirë në futbollin europian. I pari feston 22-vjetorin e lindjes 17 ditë më vonë, ndërsa i dyti i mbushi në janar.

Lojtarët e lindur në vitin ‘2000 janë pjesë e Manchester City dhe Juventus, që shpenzuan nga 60 dhe 81 milionë euro për t’i marrë nga Borussia Dortmund dhe Fiorentina.

Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Nenad Bjekovic theksoi në një prononcim për mediet italiane se goleadori i bardhezinjve është më i mirë se bomberi viking, i cili është gati të nisë sezonin e parë me kampionët e Anglisë.

“Vlahovic është lojtar më i mirë dhe më i kompletuar se Haaland. Norvegjezi ka një fuqi shkatërruese, por Dusan nuk është aspak inferior karshi tij, është sulmues më i fortë. Edhe sa i përket gjatësisë, diferenca mes tyre është tepër e vogël.

Sulmuesi i Juventusit është më i gjithanshëm, shumëllojshmëria e goditjeve dhe stili i tij i lojës e bëjnë superior kundrejt Haaland. Juventusi është klubi ideal për të”, deklaroi kreu i futbollit serb.

Shpërndaje në: