Presidenti i Federatës së Futbollit të Andorrës flet për Ballkanin

Presidenti i Federatës së Futbollit të Andorrës flet për Ballkanin

Skuadra e Ballkanit u elimiminua në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, pasi u mposht nga Santa Colomas, ekipi nga Andorra.

Santa Coloma humbi takimin e parë në Andorrë me rezultatin 1-2, teksa erdhi në ‘Zahir Pajaziti’ dhe pas 120 minutave me rezultatin 2-1, ndeshja shkoi në penallti, ku kampionët e Andorrës ishin më të saktë dhe kaluan raundin me sukses, duke ia shkaktuar Ballkanit një humbje turpëruese.

Teksa në Kosovë kjo humbje po shihet si e rëndë, në Andorrë po krenohen me fitoren historike, pasi Santa Coloma fitoi për herë të parë pas 17 ballafaqimeve në kualifikueset në Europë.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Andorrës, Flelix Alvarez në një prononcim ekskluziv për GazetaBlic Sport, ka potencuar se kjo është fitore tejet e madhe, pasi Ballkani është klub më i madh se Santa Coloma.

“Kjo fitore është shumë e rëndësishme për futbollin e Andorrës, ndaj një ekipi profesionist, ndaj të cilit nuk ishim favorit. Ballkani e ka fituar ligën e Kosovës në tre vitet e fundit dhe ka një buxhet shumë më të lartë se klubi ynë, pra Santa Coloma”, tha fillimisht Felix Alvarez për GazetaBlic Sport.

“Për futbollin e Andorrës është një sukses i madh dhe aq më tepër, pasi fituam ndaj një rivali nga një ligë e fuqishme, pra ajo e Kosovës, tregon se po rritemi dhe se klubet po punojnë mirë”, vazhdoi Alvarez.

Në fund presidenti i Federatës së Andorrës potencoi se futbolli i vendit të tyre po shkon rrugës së mirë.

“E pritëm me shumë gëzim, të shohësh që puna e mirë e klubeve dhe e Federatës, jep rezultate të mira, tregon se po punojnë mirë”, përfundoi ai.

Shpërndaje në: