Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit jep lajmin e madh për Zidane
Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, beson se Zinedine Zidane mund t’i bashkohet Paris Saint-Germain sezonin e ardhshëm për të zëvendësuar Mauricio Pochettino.
Siç është raportuar nga MARCA në janar, Zidane është ndër opsionet e para të PSG-së për t’u bërë trajneri i ri i tyre, një lëvizje e cila ka fituar tërheqje pas humbjes së tyre në Champions League nga Real Madrid në 1/16 e Ligës së Kampionëve, përcjellë Periskopi.
“Zidane tregoi në Madrid se ai kishte cilësi që mezi i kishim imagjinuar”, tha Le Graet për L’Equipe. “Në mendjet e popullit francez, ai mund të jetë një pasardhës. Por nuk është objektivi im. Do të shohim. Nëse Didier [Deschamps] kerkon largimin, ai do të jetë ndër opsionet e para.”
“Zidane mund të marrë postin e PSG-së. Për skuadrën franceze, duhet të jesh i lirë. Por tani, ne do të bëjmë gjithçka për ta vendosur Didierin në kushtet më të mira për të fituar këtë Botëror”, tha ai.