Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe mbyll vizitën në Tiranë, marrëveshjet që firmosi me Ramën

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe mbyll vizitën në Tiranë, marrëveshjet që firmosi me Ramën

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohamed bin Zayed Al Nahyan, vizitoi për herë të parë Shqipërinë si President i EBA, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë një ditë më parë.

Ai u prit nga Kryeministri Rama në Aeroportin Nënë Tereza dhe më pas u nderua në një ceremoni mirëseardhjeje në Pallatin e Brigadave dhe më pas të dy zhvilluan një takim kokë më kokë.

Në kuadër të kësaj vizite u shkëmbyen disa marrëveshje te nënshkruara të bashkëpunimit në një ceremoni të posaçme në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të EBA Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Konkretisht u firmos:

– Marrëveshja Kuadër për Veprim mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST, që u shkëmbyen mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe kryetarit të MASDAR Sulltan Al Jaber.

– Letër Angazhimi për Projektin Albania Smart City ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë së Brendshme e Republikës së Shqipërisë, të shkëmbyera mes Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarit të “Presight AI Ltd” Sulltan Al Jaber.

Po dje ai u shoqërua drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” rreth orës 18:00 nga kryeministri Rama.

Shpërndaje në: