Presidenti i Bayern Munichut inatçor, ankohet se Ronaldo ka pagë shumë të madhe: UEFA duhet të ndërmarrë diçka

Presidenti i Bayern Munichut inatçor, ankohet se Ronaldo ka pagë shumë të madhe: UEFA duhet të ndërmarrë diçka

Presidenti i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge nuk ka arritur t’i përmbahet një deklarate në lidhje me pagën e Cristiano Ronaldos te Juventusi.

Pesë herë ‘Topi i Artë’ fiton 35 milionë euro për edicion te Juventusi, shumë e cila mund të arrijë deri në 70 milionë euro në vit me bonuse dhe variabla tjera, transmeton Periskopi.

Dhe kjo duket se po i pengon presidentit të Bayernit, të cilit – natyrisht – nuk i konvenon të jepen rroga të tilla, pasi ka një reputacion si dikush që nuk shpenzon shumë.

“Problemi më i madh është paga, kush mund ta rris më shumë? Fiton 70 milionë euro, 35 për sezon. Kush mund ta paguajë, PSG? Disa klube angleze?”, tha ai.

“Nuk është e shëndetshme dhe UEFA duhet të bëjë diçka. Ne kemi nevojë për rregullim të saktë sepse kostot po rriten përsëri dhe një ndërhyrje është e nevojshme. Përndryshe, futbolli do të përballet me një moment shumë të vështirë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, e ardhmja e CR7 mbetet në dyshime, pavarësisht deklaratave të trajnerit Massimiliano Allegri apo zëvendës-presidentit Pavel Nedved që sigurojnë se do mbetet në Torino.

Shpërndaje në: