Presidenti i Barcës: Sot fillon epokë e re, ka jetë edhe pas Messit

Presidenti i Barcës: Sot fillon epokë e re, ka jetë edhe pas Messit

Joan Laporta është krejtësisht i pajtuar me largimin e Lionel Messi nga Barcelona.

Ndonëse jashtë dëshirave të të dy palëve, Messi dhe Barcelona do të ndajnë rrugët e tyre, pas 18 viteve bashkëpunimi.

Presidenti i Barcës ka thënë se nga sot Barca futet në një epokë të re dhe në një jetë ‘post-Messi’.

“Sot futemi në një epokë të re. Ka jetë edhe pas Messit”, ka thënë Laporta, transmeton Periskopi.

“Leo ka bërë historinë me ne”, shtoi ai.

Tutje, Laporta dha edhe një detaj se pse ishte i pamundur regjistrimi i Leos.

“Ajo që ndodhi me pagat dërgoi në një situatë ku për të ofruar 25 milionë euro pagë, duhej të reduktonim 100 milionë nga pagat tjera. Provuam të bisedojmë me lojtarët, por nuk ishte e lehtë.”

Griezmann sot është pritur me vërshëllima nga tifozët, pikërisht për fajin e mos-pranimit për reduktim në pagë ose largim drejt Atleticos. /Periskop/

Shpërndaje në: