Presidenti i Barçës: Lewandowski është lojtar i Bayernit, të qëndrojë ashtu

Presidenti i Barçës: Lewandowski është lojtar i Bayernit, të qëndrojë ashtu

Presidenti i Barcelonës, Laporte ka komentuar situatën e Robert Lewandowskit dhe interesimin e tij për t’iu bashkuar klubit katalanas.

Laporte i pyetur për Lewandowskin, ai tha se sulmuesi polak aktualisht është lojtar i Bayernit dhe duhet të qëndrojë si i tillë, shkruan Periskopi.

“Robert Lewandowski është lojtar i FC Bayern dhe unë preferoj ta mbaj të qetë këtë situatë. Ne jemi vërtet të lumtur që ai dëshiron të bashkohet me Barçën”.

“Ne vetëm duam t’i falënderojmë pasi ai dëshiron të vijë në Barcelonë”, tha ai.

Shpërndaje në: