Presidenti i Barcës flet për situatën e Messit – sinjale mikse për tifozët

Presidenti i Barcës flet për situatën e Messit – sinjale mikse për tifozët

Joan Laporta ka dhënë disa detaje interesante lidhur me situatën e lojtarit më të mirë në botë, Lionel Messi.

Ylli argjentinas, i cili pati një verë mjaft të ngarkuar duke fituar Kupën e Amerikës me Argjentinën, aktualisht është pa skuadër, pasi kontrata e tij me Barcelonën është e skaduar.

Janë të shumta versionet që raportohen për të ardhmen e Leos, megjithatë, situatën ka tentuar ta sqarojë presidenti i skuadrës katalane, Joan Laporta.

“Ne jemi në proces të rinovimit me Messin. Ai dëshiron të qëndrojë te Barcelona dhe duhet ta bëjmë të mundur këtë”, ka thënë Laporta, transmeton Periskopi.

“Të gjithë e duam Messin në La Liga, pasi ai është lojtar i kalibrit botëror, më i miri në botë dhe dukshëm ndihmon promovimin e ligës. E di se Leo e dëshiron qëndrimin dhe vlerësohet lart për këtë. Çdo gjë është në rrugën e duhur”, shtoi presidenti.

Lionel Messi akoma nuk ka filluar stërvitjet me skuadrën e Barcës në fazën parasezonale, me rreth 2 javë të mbetura nga fillimi i sezonit të ri. /Periskopi/

Shpërndaje në: