Presidenti i Ballkanit që shkarkoi Munishin fyen rëndë lojtarët e Kosovës

Presidenti i Ballkanit që shkarkoi Munishin fyen rëndë lojtarët e Kosovës

Presidenti i KF Ballkanit, Arsim Kabashi, i cili ishte bërë i njohur për publikun pas shkarkimit poshtërues që i kishte bërë Ismet Munishit tashmë ka përulur edhe futbollistët e Kombëtares së Kosovës me një postim tmerrues në rrjetet sociale.

Kosova u mposht mbrëmë me rezultat 3 me 0 nga kombëtarja mediokre e Suedisë në ndeshjen që nisi kualifikimet për Kubën e Botës “Katari 2022”.

Kabashi, i cili është pronar i klubit suharekas Ballkani që mëton të fitojë titullin e kampionit ka bërë një postim aspak profesional.

“Disa lojtarë të përfaqësueses së Kosovës as në Ballkan s’i kisha marrë pasha zotin. S’i ka fajet ky zvicerani që s’na e respekton as ligën as lojtarët tanë, por federata jonë se nuk guxon as mirëmëngjesi t’i thotë,” – shkroi z.Kabashi në Facebook.

Ballkani ka shpresuar që Challandes t’i bënte vend sulmuesit Mirlind Daku i cili ka shënuar mbi 20 gola në Superligën e Futbollit. Dhe tash, Kabashi i ka quajtur edhe “manikena” këta lojtarë.

“Secilido klub i Superligës më mirë kishte luajtur, bile vullnetin edhe dashurinë për vendin e ka shumë herë më shumë se këta manikena. I këna larit këta lojtarë si mi pas yje botërorë, e në klubet e veta as në 18-she nuk janë. Marre ju koftë. M’falni pash zotin por s’mujta me duru se veç me kup”.

Shpërndaje në: