Presidenti Begaj uron Trump për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar me anë të një postimi në X presidentin e 47 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Begaj shprehet se Shqipëria është krenare për aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA ndërsa shton se do të vijojë të mbetet e përkushtuar për të forcuar edhe më tej partneritetin mes dy vendeve.
“Urimet më të përzemërta në ditën tuaj të inagurimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës @realDonaldTrump.
SHBA mbetet dëshmi e patjetërsueshme e vlerave të demokracisë dhe burim paqeje dhe sigurie.
Shqipëria është krenare për aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë”,-shkruan Begaj në platformën X.