Presidenca pas certifikimit të Listës Serbe: Vendimet duhet të jenë kolegjiale brenda KQZ-së
Presidenca e Kosovës ka thënë se vendimet për certifikimin e partive politike duhet të jenë kolegjiale brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Osmani, ka thënë se ligji e definon këtë procedurë.
“Procedurat e vendimmarrjes në KQZ janë të përcaktuara qartë me ligj. Sa i përket procesit të certifikimit të partive, neni 63.4 i Ligjit e definon këtë si një vendim kolegjial. Për më tepër, duhen pasur parasysh edhe parimet dhe rregullat e përcaktuara në nenin 14, që lidhen me këtë proces. Respektimi i këtyre procedurave është jetik për të garantuar funksionimin kushtetues dhe të ligjshëm të KQZ-së” – tha Kupina në Klan Kosova.
Ndryshe, KQZ ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e nëntë shkurtit.