Presidenca arsyeton veturën ‘modeste’ G-Class, me të cilën Osmani shkoi sot në Viti
Presidentja Vjosa Osmani sot zgjodhi të shkojë në Viti me një veturë luksoze e tipit ‘G-Class’.
Kjo më pasë u raportua edhe në media, për të cilën u kritikua.
E, kjo nuk i ka ardhur mirë Presidencws, kjo pasi ata dolën me një reagim.
Në reagimin e presidencës thuhet se se Osmani nuk është duke përdorur automjetin luksoz të lartpërmendur.
Sipas tyre vetura është e institucioneve të sigurisë në Kosovë dhe nuk shfrytëzohet vetëm nga presidenca.
“Disa portale online sot publikuan lajme me titullin “’Varfëria’ e politikanëve- Vjosa Osmani zbret nga ‘Mercedes G-Class’ në Viti”, ose tituj të ngjashëm I njoftojmë qytetarët e Kosovës se ajo veturë nuk është pronë personale e Presidentes Osmani e as veturë e Presidencës, por veturë e institucioneve të sigurisë në Kosovë, e cila është shfrytëzuar rregullisht edhe nga institucionet e tjera.”, thuhet në reagim.
Nga Presidenca deklaruan se kjo veturë po përdoret, pasi vetura që e kishin në përdorim deri më tani ka defekte.
“Tani po shfrytëzohet përkohësisht nga Presidenca ngase vetura që është shfrytëzuar deri tash ka defekt teknik dhe për shkak të vlerësimeve nga institucionet e sigurisë për sa i përket llojit të automjeteve që mund të përdoren për kreun e shtetit”, thuhet në reagim.