Premierliga vendos rregullin e ri me 10 topa prezent në një ndeshje
Premier League ka prezantuar rregulla të reja në një përpjekje për të menjanuar humbjen e kohës gjatë një ndeshje.
Liga elitare angleze rikthehet më 5 gusht me vizitën e Crystal Palace ndaj Arsenalit dhe do të shënojë fillimin e një sistemi të ri me shumë top, shkruan Periskopi.
Sipas Mike Keegan nga Daily Mail, 10 topa do të përdoren gjatë ndeshjeve.
Do të jetë ai që do të luajë nga fillimi, një në posedim të gjyqtarit të katërt dhe tetë të tjerë të vendosur në pjesën e jashtme të fushës – dy prapa golit dhe dy të tjerë pranë vijës së kontaktit.
Topat do të vendosen në kone dhe duhet pasur kujdes me ata që qëndrojnë pas portës për të siguruar që teknologjia e golit ‘Hawk-Eye’ të mos ndikohet në asnjë mënyrë.
Përveç kësaj, roli i asistentëve të topit do të jetë në rritje.
Të paktën tetë do të kërkohen që të vendosen përreth fushës dhe janë udhëzuar të kthejnë topin me të njëjtën shpejtësi për të dyja skuadrat./Periskopi/