“Premier League është shumë e shpejtë për Romelu Lukaku”

“Premier League është shumë e shpejtë për Romelu Lukaku”

Romelu Lukaku po lidhet me një rikthim të mundshëm në Premier League, me skuadrën e Chelsea që thuhet të ketë arritur akordin personal me belgun.

Tifozët e Chelsea duken të entuziazmuar nga rikthimi i mundshëm i Lukaku. Por, në anën tjetër, ka edhe figura që besojnë se Lukaku do të dështojë me ‘Blutë’.

Një nga këto figura është Glen Johnson, ish lojtari i Liverpool, i cili ka thënë se Premier League është shumë e shpejtë për yllin e Inter.

“Nuk jam i sigurt nëse Premier League i përshtatet Lukakut, të jem i sinqertë. Ai është i madh, i fuqishëm, por mendoj se Premier League është pak e shpejtë për të”, ka thënë Johnson, transmeton Periskopi.

“Nuk do doja të kthehej. Në liga tjera ai do të shënonte gola, ku tempoja është më e ulët”, shtoi ish mbrojtësi i krahut të djathtë në kombëtaren e Anglisë.

Lukaku nuk kishte një kohë të mirë me skuadrën e Manchester United, por, Johnson duket se ka harruar kohën kur belgu veshte fanellën e Everton. /Periskopi/

Shpërndaje në: