Prekja ‘neveritëse’ e Pogbas në stërvitje me Francën, dëshmon se ai nuk beson në fizikë

Po i afrohemi fundit të biznesit në Euro 2020, teksa më të mëdhenjtë e Kontinentit po ndeshen me njëri-tjetrin në fazën e eleminimit direkt.
Uellsi u përshëndet nga kompeticioni teksa u eleminua nga Danimarka, derisa Italia u desh të priste deri në vazhdime për ta mposhtur Austrinë.
Armiqtë e vjetër, Anglia dhe Gjermania do ta rikthejnë në pah rivalitetin historik të martën mbrëma, teksa Belgjika dhe Portugalia gjithashtu po përgatiten për përplasje titanësh, transmeton Periskopi.
Mirëpo, sytë e shumicës do të jenë nga favoritët, Franca, e cila ndeshet me Zvicrën e shqiptarëve.
Dhe duket se francezët janë të gatshëm për fazat finale të kompeticionit, pasi ka filluar të shkojë viral një video nga seanca stërvitore e tyre.
Në video, Paul Pogba mund të shihet teksa dhuron një prekje ‘neveritëse’.
Ylli i Manchester Unitedit kthen shpinën derisa po shërbehej me një krosim të gjatë, para se ta kontrollonte topin në mënyrë impresive me një prekje të pashpjegueshme.
Shikoni çmendurinë e tij më poshtë. /Peirskopi.com/
??????? #FiersdetreBleus | @paulpogba pic.twitter.com/uNDaCBoeiW
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) June 27, 2021