Prej Ramosit e te Morata: Territori i Spanjës publikon listën e lojtarëve kundër Kombëtares së Kosovës

Prej Ramosit e te Morata: Territori i Spanjës publikon listën e lojtarëve kundër Kombëtares së Kosovës

Kombëtarja e Spanjës në futboll ka publikuar emrat e 25 futbollistëve për ndeshjet e fundit të muajit mars, njëra prej të cilave do të jetë kundër Kosovës.

Në listën e trajnerit Luis Enrique nuk mungojnë emra të mëdhenj si Sergio Ramos, Jordi Alba, Diego Llorente, David De Gea e Albaro Morata.

Pjesë e këtij grumbullimi, sidoqoftë, do të jenë edhe disa lojtarë të rinj dhe pa shumë përvojë – ani pse me talent të madh, shkruan Periskopi

Pedro Porro, Eric Garcia, Jose Luis Gaya, Pedri dhe Bryan Gil me Dani Olmon janë këta talente të rinj që pritet të luajnë kundër Kosovës.

 

Ndërkohë, trajneri ynë Bernard Challandes ende nuk ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për ndeshjet kundër Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës.

Shpërndaje në: