Prapaskenat e largimit të Biden nga gara presidenciale, shumicës së stafit s’i tregoi deri në minutën e fundit
Gazeta e famshme amerikane “The New York Times” në një shkrim të titulluar “Brenda fundjavës kur Biden vendosi të tërhiqej”, ka zbuluar detaje interesante rreth vendimit të Presidentit 81 vjeçar për të mos e vazhduar garën presidenciale. Biden dje njoftoi se do të tërhiqej nga beteja, pa thënë shumë rreth arsyeve që çuan te ky vendim. Ai tha se gjatë javës do të bëjë deklarime tjera. Presidenti, i 46’ti me radhë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, menjëherë pasi njoftoi largimin i dha mbështetje për nominim nënpresidentes Kamala Harris dhe i ftoi demokratët të unifikohen për ta mposhtur Trumpin.
Si shkoi te vendimi më i vështirë i karrierës së tij politike?
“Presidenti Biden nuk i tregoi shumicës së stafit të tij deri një minutë para se t’ia shpallte botës njoftimin e tij në mediat sociale të dielën. Zëvendëspresidentja Kamala Harris, të cilën zoti Biden vazhdoi ta mbështeste, gjithashtu mësoi për vendimin e tij të dielën”, shkruan The New York Times.
“Zëvendëspresidentja Kamala Harris, foli me të më herët të dielën në mëngjes, ashtu si Jeff Zients, shefi i stafit të tij dhe Jen O’Malley Dillon, kryetarja e fushatës së tij. Një grusht këshilltarësh të lartë në Shtëpinë e Bardhë dëgjuan drejtpërdrejt nga presidenti në një telefonatë në Zoom. Të tjerët në Ëest Ëing mësuan kur e panë të shfaqej në mediat sociale”, vazhdon Gazeta NYT.
Biden tha se largimi lidhet me interesat e vendit dhe të partisë.
“Unë besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem,” shkroi Biden ndërsa shtoi se “do të fokusohet vetëm në përmbushjen e detyrave të mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim.”
Biden nga e mërkura ndodhej në shtëpinë e tij private në Delaëare ku po shërohej nga Covidi.
“Deri në atë moment, aleatët e zotit Biden nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të supozonin se ai ishte i krejtësisht brenda( garës), derisa ai e bëri të qartë se ishte jashtë”, shkruan gazeta amerikane duke u thirrur në njerëz të afërt me Biden, përfshirë ligjvënës, donatorë, miq dhe familjarë të cilët ishin të njohur me mendimet e “presidentit teksa ai merrte atë që mund të ishte vendimi më i vështirë politik i karrierës së tij”.
Prapaskenat e largimit të Biden, vendimin e mori në shtëpinë e tij në Delaware, nuk i tregoi stafit deri në minutën e fundit
Gazeta e famshme amerikane “The New York Times” në një shkrim të titulluar “Brenda fundjavës kur Biden vendosi të tërhiqej”, ka zbuluar detaje interesante rreth vendimit të Presidentit 81 vjeçar për të mos e vazhduar garën presidenciale. Biden dje njoftoi se do të tërhiqej nga beteja, pa thënë shumë rreth arsyeve që çuan te ky vendim. Ai tha se gjatë javës do të bëjë deklarime tjera. Presidenti, i 46’ti me radhë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, menjëherë pasi njoftoi largimin i dha mbështetje për nominim nënpresidentes Kamala Harris dhe i ftoi demokratët të unifikohen për ta mposhtur Trumpin.
Si shkoi te vendimi më i vështirë i karrierës së tij politike?
“Presidenti Biden nuk i tregoi shumicës së stafit të tij deri një minutë para se t’ia shpallte botës njoftimin e tij në mediat sociale të dielën. Zëvendëspresidentja Kamala Harris, të cilën zoti Biden vazhdoi ta mbështeste, gjithashtu mësoi për vendimin e tij të dielën”, shkruan The Neë York Times.
“Zëvendëspresidentja Kamala Harris, foli me të më herët të dielën në mëngjes, ashtu si Jeff Zients, shefi i stafit të tij dhe Jen O’Malley Dillon, kryetarja e fushatës së tij. Një grusht këshilltarësh të lartë në Shtëpinë e Bardhë dëgjuan drejtpërdrejt nga presidenti në një telefonatë në Zoom. Të tjerët në Ëest Ëing mësuan kur e panë të shfaqej në mediat sociale”, vazhdon Gazeta NYT.
Biden tha se largimi lidhet me interesat e vendit dhe të partisë.
“Unë besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem,” shkroi Biden ndërsa shtoi se “do të fokusohet vetëm në përmbushjen e detyrave të mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim.”
Biden nga e mërkura ndodhej në shtëpinë e tij private në Delaware ku po shërohej nga Covidi.
“Deri në atë moment, aleatët e zotit Biden nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të supozonin se ai ishte i krejtësisht brenda( garës), derisa ai e bëri të qartë se ishte jashtë”, shkruan gazeta amerikane duke u thirrur në njerëz të afërt me Biden, përfshirë ligjvënës, donatorë, miq dhe familjarë të cilët ishin të njohur me mendimet e “presidentit teksa ai merrte atë që mund të ishte vendimi më i vështirë politik i karrierës së tij”.
Vendimi i Biden erdhi pas thirrjeve të shumta në partinë e tij demokrate që ai ta lë garën pasi kishin humbur besimin tek aftësia e tij për të fituar ndaj rivalit republikan Donald Trump.
Kandidati republikan për president, ish-presidenti Donald Trump reagoi ndaj këtij zhvillimi duke shkruar në faqen e medias së tij sociale Truth Social, ku u shpreh se presidenti Biden “nuk është i përshtatshëm për të kandiduar për president dhe sigurisht që nuk është i përshtatshëm për të shërbyer (në këtë detyrë)”.
“Do të vuajmë shumë nga presidenca e tij, por do ta ndreqim me shumë shpejtësi dëmin që ai ka bërë”.
Ish-Presidenti Barack Obama një ish- koleg dhe mik i Biden shprehu vlerësimin e tij për Presidentin.
“Fakti që ai e pa relievin politik të krijuar dhe arriti në përfundimin që t’ia kalojë pishtarin një kandidati të ri është padyshim një nga vedimet më të vështirat në jetën e tij. Por unë e di që ai nuk do ta merrte këtë vendim nëse nuk do të besonte se ishte vendimi i duhur për Amerikën. Është një dëshmi e dashurisë së Joe Bidenit për vendin – dhe një shembull historik i një zyrtari të vërtetë publik që vë edhe një herë interesat e popullit amerikan përpara interesave të tij”, tha ai në një deklaratë.