Pozita më e përshtatshme për gjumë për gratë shtatzëna

Pozita më e përshtatshme për gjumë për gratë shtatzëna

Rreth një të tretën e jetës e shpenzojmë duke fjetur ose duke u përpjekur të flemë.

Dhe, studimet e fundit tregojnë se ka një lidhje mes pozitës në të cilën flenë nëna dhe mirëqenies së bebes.

Për shkak të ndryshimeve në trup, pozitat e rregullta të gjumit më mund të mos jenë edhe aq të sigurta gjatë shtatzënisë.

Fjetja në bark

Nëse keni fjetur e shtrirë në bark para shtatzënisë, atëherë në këtë pozitë mund të flini vetëm në muajt e parë të shtatzënisë.

Sidoqoftë, pas tremujorit të parë, thjesht nuk do të jeni e aftë të shtriheni në bark për shkak të fryrjes së barkut.

Fjetja e shtrirë në krah

Kjo është pozita më e sigurt për ju dhe beben.

Kjo pozitë mundëson qarkullimin e gjakut dhe nuk shkakton presion në organet e brendshme.

Megjithëse dy anët janë të sigurta, ekspertët rekomandojnë më shumë që të flini e shtrirë në krahun e majtë për shkak të rritjes së sasisë së gjakut dhe vlerave ushqyese që arrijnë te bebja.

Shpërndaje në: