Pothuajse e kryer: Kounde do të transferohet tek Barcelona
Jules Kounde do të jetë lojtar i Barcelonës sezonin e ardhshëm.
Gjatë orëve të ardhshme pritet të bëhet zyrtarizimi i Jules Kounde te skuadra e Barcelonës.
Barcelona kishte një marrëveshje me mbrojtësin francez dhe tani ka arritur një të tillë edhe me skuadrën e Sevilla.
Sipas ‘TV3’, Barcelona do të paguajë 50 milionë euro fikse + 10 milionë të tjera si bonuse.
Konfirmimi i këtyre raportimeve thuhet se tashmë është vetëm çështje kohe.
Lojtari tash e sa kohë ka ndarë mendjen e tij për të luajtur me katalanët, duke refuzuar edhe një ofertë të Chelsea.
Gerard Romero më herët gjatë ditës ka thënë se familja e lojtarit është duke parë shtëpinë ku do të jetojnë, në Barcelonë.