Poston foton e të dashurit, Adriana dërgon një mesazh për kritikuesit
Adriana Matoshi ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi zyrtarizoi lidhjen me futbollistin Keith Groeneveld.
Aktorja është kritikuar shumë për shkak të diferencës së moshës me të riun, por gjithashtu kjo ka nxjerrë në pah një tjetër problem, racizmin.
Pak ditë më parë, Keith ndau një fotografi në rrjete sociale ku shfaqej krah artistes, ndërsa bëri një dedikim mjaft të ëmbël për të. “Ti je e mrekullueshme dhe një person shumë i dashur me një zemër të madhe. Një bekim nga Zoti. Të dua shumë shpirt”, shkroi ndër të tjera Keith.
Ndërkohë së fundmi, ka qenë Adriana që ka ndarë një fotografi të futbollistit, ku shkruan:”Më të fortë së bashku”. Kjo duket si një përgjigje ndaj kritikave që ka marrë kohët të fundit pas zyrtarizimit të lidhjes.