Postimi zemërthyes i babait të yllit të TikTokut, e cila vrau veten në moshën 18-vjeçare
Babai i 18-vjeçares e cila ishte shumë e ndjekur në rrjetet sociale, ka publikuar një mesazh pas vdekjes së të bijës.
Më 8 shkurt, 18-vjeçarja Dazhariaa Quint Noyes, e njohur si ‘Dee’ në rrjetet sociale, u vetvra, lajm të cilin e konfirmoi edhe babai i saj, transmeton Periskopi.
Dazhariaa, ne shteti i Luizianës në ShBA, kishte më shumë se një milion dnjekës në TikTok dhe qindra mijëra të tjerë në Instagram dhe YouTube.
Babai i saj, Joseph Santiago, i kushtoi tribut asaj në TikTok, duke falënderuar ndjekësit e saj për mbështetje.
”Dua të falënderoj të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen ndaj bijës time,” shkroi ai.
”Fatkeqësisht ajo më nuk është me ne dhe ka shkuar në një vend më të mirë.
@king_raheem_allahI just want to thank everyone for their love and support of my daughter. Unfortunately she is no longer with us and has gone to a better place.
”Ajo ishte shoqja ime më e ngushtë dhe nuk isha i përgatitur të varrosja fëmiun tim. Ajo ishte aq e lumtur, dhe do të ishte e ngazëllyer të më shihte mua kur kthehem nga rruga.
”Uroj të kishte folur me mua për stresin e saj dhe mendimet për vetvrasje. Mund ta kalonim këtë.”
Sipas një postimi të Dazhariaas në TikTok më 2020, ajo për shumë vite nuk e kishte ditur fare kush ishte babai i saj.
Ajo tha se ai kontaktoi me të katër vite më parë, por ajo ‘nuk i dha shans’.
Vitin e kaluar, ata u lidhën dhe dukej se kishin krijuar një marrëdhënie të fortë.
Tinejxherja kishte thënë më herët në rrjetet sociale se ishte rritur nga gjyshja dhe se nëna e saj kishte probleme me varësi droge.
Në Instagramin e saj, Dazhariaa kishte postuar një përmbledhje me titullin ‘postimi i fundit’. /Periskopi.com/