Postimi që sapo ka bërë Driton Kuka është gjëja më inspiruese që do lexoni e dëgjoni gjatë tërë ditës
Trajneri më i mirë kosovar i të gjitha kohëve, Driton Kuka është pjesë e atij komunitetit të vogël në sportin kosovar, i cili kur flet – të tjerët dëgjojnë me vëmendje.
Dhe sot ai ka folur dhe ka folur fuqishëm, për ata që duan një copë inspirimi nga trajneri më i mirë i xhudos në botë, i cili ka fituar krejt çka mund të fitohet – pra, e keni nga një njeri me bagazh të jashtëzakonshëm ‘dhuratën’ motivuese, shkruan Periskopi.
Kuka, me anë të një postimi të martën në mëngjes, ka nënvizuar vetmohimin e pashoq që duhet të keni për të korrur sukses në fund, teksa potencoi se Nora Gjakova me xhudo është marrë që nga viti 2002 por deri më 2021 nuk kishte medalje botërore e as Olimpike.
Pas fokusit dhe punës së palodhshme gjatë pandemisë, ajo fitoi medalje botërore në Budapest fillimisht, para se të fitonte të artën në Lojërat Olimpike.
Më poshtë, statusi i plotë i tij:
Për një ditë të mirë …
Nora Gjakova ?
E nisi xhudon diku 2002 e qëndrueshme drejt qëllimit të saj!
Plot 19 vjet punoj me përkushtim!
Skishte medalje Botërore as Olimpike deri 2021 …
Por pandemia sikur ja rriti përkushtimin drejt cakut!
Punoj shumë këto vitet e fundit dhe në Budapest qershor 2021 fitoj medaljen e saj të parë Botërore,por ishte e qetë pas fitores së medaljes në Botëror,pa emocione!
Kishte qëllim në kokën e saj donte medaljen Olimpike.
Dhe në Lojëra Olimpike kulmoj me formën e saj,ashtu ishte vizatuar rruga e formës dhe ashtu ndodhi fitoj titullin më të madh që mund të fitohet të Artën Olimpike!
Pas Majlindes,Distrias erdh edhe e Arta e Nores!
Tri Copa të arta ???
Për Kosovën nga xhudo!
Sporti i Xhudos,
Brend i shtetit tonë të ri.