Postimi prekës i Stresit për Albert Krasniqit: “Kjo botë është e flliqt”
Reperi nga Shqipëria ka shkruar një postim dedikuar të ndjerit Albert Krasniqi.
Ai e ka kujtuar me një postim në Instagram duke shkruar fjalë prekëse.
“Kush te ka njoft tka dasht, me deshte Dhe te deshta Albert ! Kjo bote është e flliqt shihemi ne boten tjetër. Zoti Është i Madh”, ka shkruar reperi.
Ndryshe, Albert Krasniqi ndërroi jetë ditën e djeshme, derisa dyshohet se u vra nga babai i tij Skënder Krasniqi.
Shkaqet e ardhjes deri te vrasja ende nuk janë zbuluar.