Postimi në Facebook i dënueshme deri në 5 vjet në Etiopi

Postimi në Facebook i dënueshme deri në 5 vjet në Etiopi

Poashtu, shikimi i rrjeteve telivizive si Oromia Media Network dhe televizionin dhe radion satelite etiopiane të financuara nga diaspora e vendit që është përkrahëse e protestave poashtu dënohet me ligj dhe është ilegale.

“Ushtria do të ndërmarrë masa ndaj atyre që postojnë në mediat sociale” ka deklaruar ministri i mbrojtjes, Siraj Fegessa. Ata që i thyejnë ligjet e gjendjes emergjente të Etiopisë mund të futen në burg në afat prej tri deri në pesë vjet.

Grupet më të mëdha etnike në Etiopi, Oromo dhe Amhara janë duke protestuar kundër margjinalizimit të lirive dhe të drejtave të tyre nga partia pozitare e vendit e dominuar nga minoriteti Tigray.

Pas një jave të protestave intensive që kanë dëmtuar ndërtesat qeveritare dhe bizneset e ndryshme, kryeministri etiopian Hailemariam Desalegn ka deklaruar gjendjen emergjente më 9 tetor që do të vazhdojë për gjashtë muajt e ardhshëm.

Shpërndaje në: