Postimi emocionues në llogarinë e Mardonas, pasi Napoli siguroin titullin e kampionit në Itali
Nga llogaria në “Instagram” e të ndjerit Diego Maradona u postua një mesazh urimi për Naplin pasi siguroi “Scudetton” e parë të enjten mbrëma, pas një pritjeje 33-vjeçare.
Llogaria, e menaxhuar nga fëmijët e Maradonas, për futbollistët aktualë të Napolit shkroi se ata sapo kanë krijuar një kapitull të ri në historinë e këtij klubi.
Në postimin e shoqëruar me një fotografi u paraqit legjenda e futbollit, teksa në shkallë janë të shkruar emrat e futbollistëve dhe trajnerit të skuadrës napolitane.
“Një datë e re për t’u kujtuar, një gëzim i ri për qytetin, për njerëzit, për historinë. Faleminderit të gjithëve juve djema! FORZA NAPOLI”, thuhet në postim.
View this post on Instagram
Deri në këtë sezon, Maradona kishte qenë kapiteni i fundit i Napolit që e udhëhoqi skuadrën drejt lavdisë në Serie A. Nderi, këtë herë, iu dha Giovanni Di Lorenzos.
Ndryshe, festimet e fitores së titullit të tretë të kampionit në historinë e Napolit po vazhdojnë ende.