Posteri i madh i Granit Xhakës i vendosur në Ministrinë e Mjedisit dhe Ndryshimeve Klimatike në Doha
Katari mirëpret botën në Kupën e Botës. Kështu rrokaqiejt moderne janë të mbuluara me fotografitë e 32 kapitenëve të ekipeve pjesëmarrëse në Botërorin e Katarit.
Një nga më të mëdhenjtë dhe më të spikaturit i rezervohet kapitenit të Zvicrës, raporton “Blick”.
“Granit Xhaka përshëndet nga godina 109 metra lartësi e Ministrisë së Mjedisit dhe Ndryshimeve Klimatike. Poshtë tij, trafiku qarkullon nëpër rrugët e Dohas”.
Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari janë pjesë e Zvicrës në botërorin e Katarit.