Portugalisë as pesë ‘Topa të Artë’ nuk i kryejnë punë ?, demolohet nga Gjermania

Portugalisë as pesë ‘Topa të Artë’ nuk i kryejnë punë ?, demolohet nga Gjermania

Portugalia është mposhtur me rezultat të rëndë, 4-2, nga Gjermania, në ndeshjen e vlefshme për Grupin F.

Ishin portugezët ata që të parët kaluan në epërsi me një gol nga Cristiano Ronaldo në minutën e 15-të, shkruan Periskopi.

Mirëpo, horrori në mbrojtje u kushtoi portugezëve, të cilët shënuan dy autogola në vazhdim, përmes Dias 35′ dhe Guerreiro 39′, për t’ia dhuruar epërsinë Gjermanisë.

Në pjesën e dytë, gjermanët shënuan edhe dy herë, fillimisht përmes Havertz 51′, para se Gosens t’ia thellonte mjerimin skuadrës së Fernando Santos në minutën e 60-të.

Krejt çka arriti të bëjë Portugalia deri në fund, ishte të shënonte edhe një herë, përmes Diogo Jotas i cili u asistua nga Ronaldo.

Pesë ‘Topat e Artë’ të CR7 nuk bën kurrfarë dallimi dhe tash Gjermania ngritet në pozitën e dytë në Grupin F me tri pikë, aq sa ka edhe Portugalia në të tretin, ndërsa Franca kryeson me katër pikë. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: